Aktualitet

17 Janar 2021, 08:01 Nga DOSJA

FIER– Një dyqan servisësh telefonash ka rënë mëngjesin e sotëm pre e një grabitje në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në orën 06:00 të ditës së sotme. Tre grabitësit kanë thyer fillimisht grilën e dyqanit e më pas kanë tentuar të futen në brendësi mirëpo janë pikasur nga një efektiv i policisë që po shkonte për të marrë shërbimin.

Efektivi ka ndërhyrë, duke u përplasur fizikisht me to, ndërkohë që gjatë kohës së largimit të rinjtë kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë. Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Aktualisht vijon puna për kapjen e autorëve, ndërkohë që biznesi i dëmtuar mësohet se ka qenë në pronësi t shtetasit me iniciale R.C.

Dyqani ndodhet ne pedonalen kryesore të qytetit Fierit, 50 metra poshtë rrethrrotullimit të Sharrës. Dosja.al mëson se grabitësit nuk kanë mundur që të marrin asgjë nga dyqani.

Policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar ngjarjen dhe duke siguruar provat e mjaftueshme që mund të vejnë pas hekurave autorët. Ndërkohë në qytet janë ngritur postoblloqe në hyrje dhe në dalje të zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne fier grabitje ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2021, 05:58

Titujt kryesorë të portaleve, 17 dhjetor 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi miratimin e vaksinës anti covid që do të...

Aktualitet 16 Janar 2021, 20:09

TIRANË– Respektimi i rregullave dhe masave të ndërmarra në vend për të evituar përhapjen e koronavirusit është parësore që vendi të mund të kalojë sa më sh...