Aktualitet

Vrasja e ish-policit Arben Bilali, arrestohet 47-vjeçari, dyshohet se iu dha mjetin autorëve

1 Maj 2019, 09:03 Nga DOSJA
Vrasja e ish-policit Arben Bilali, arrestohet 47-vjeçari, dyshohet se iu

TIRANE– Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas i cili akuzohet se është përfshirë në vrasjen e 30 janarit në Selitë, ku u vra ish-polici Arben Bilali.

Dosja.al ka mësuar se i arrestuari është një 47-vjeçar me inicialet A.Xh., i cili dyshohet se iu ka siguruar mjetin autorëve që ekzekutuan Bilalin.

Ai ka qenë është më herët i skeduar nga Policia e Shtetit, si një person me precedent penalë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen, dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të vrasjes së shtetasit A.B, në bazë të urdhërit të ndalimit të lëshuar nga Prokurori, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. T (Xh), 47 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arben Bilali, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, ku jetonte me familjen e tij. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij gjatë kohës së lëvizjes dhe në momentin kur ka zbritur është qëlluar nga autorët që ndodheshin në një makinë Benz. Mbi të është qëlluar rreth 15 herë me breshëri.

Bilali, 50-vjeç, është i treti që ekzekutohet në harkun e 20 viteve, pasi më herët i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. Familja Bilali është prej vitesh në hasmëri me familjen Xhabafti, duke i drejtuar hetuesit drejt pistës së hakmarrjes.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali hakmarrja bilali-xhabafti vrasja e arben bilalit arben bilali hakmarrja bilali-xhabafti vrasja e arben bilalit

Sondazh

Poll