Aktualitet

Minatorët në protestë për statusin, përplasen me Fiqiri Xibrin: Je faqezi, na ke marrë 30 mln lekë

1 Maj 2019, 08:17 Nga DOSJA
Minatorët në protestë për statusin, përplasen me Fiqiri

Tiranë– Dhjetra minatorë mes shiut janë duke protestuar para Kryeministrisë për statusin e minatorit. “Me banditë nuk ka shtet. Çfarë ndryshim ka Rama nga Saliu, një bisht qeni, një bisht miu”, shprehen protestuesit njëzëri dhe kërkojnë edhe kushte për punën e tyre. Ata akuzojnë qeverinë Rama se nuk ka bërë asgjë ndaj tyre dhe se shokët e tyre po humbin jetën çdo ditë.

Por në këtë protestë ka pasur debate mes minatorëve dhe kreut të sindikatës, Fiqiri Xibrit. Ky i fundit është shprehur se ka shumë pensione falso që kanë marrë minatorët.  “Ka pensione falso për minatorët, ka 3 pensione falso dhe 1 të rregullt. Edhe media nuk na ka raportuar gjithmonë. Po protestojmë kundër kësaj qeverie me banditë. “, Fiqiri Xibri.

Menjëherë kanë filluar debatet mes minatorëve të tjerë, kundër Xibrit pasi ky i fundit akuzohet se i ka vjedhur ata. Një minator i revoltuar është shprehur se Xibri iu ka marrë minatorëve 30 mln lekë për sigurimet dhe se si ka tradhtuar kauzën e tyre.

“Nuk kemi ardhur për Fiqiri Xibrin. Tradhtoi kauzën tonë, ka marrë 30 milionë lekë. Ka shkruar të punojë në sigurimet shoqërore. Ky është faqezi, kërkonte lekë. Këto janë të verifikueshme. Ju ka marrë në 30 milionë minatorëve për sigurimet dhe asgjë. Unë i them Ramës nëse je burrë na jep statusin. “, u shpreh një tjetër minator.

Ata shprehet se sot nuk është dite feste po një ditë proteste ku shqiptarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat e minatorëve fiqiri xibrin minatorët në protestë statusi i minatoreve akuzat e minatorëve fiqiri xibrin minatorët në protestë statusi i minatoreve

Sondazh

Poll