Aktualitet

55 sirianët e kapur në Vlorë/ Ndalohet një 31-vjeçar, dyshohet strehoi klandestinët në Vlorë

16 Janar 2021, 14:18 Nga DOSJA
55 sirianët e kapur në Vlorë/ Ndalohet një 31-vjeçar,

VLORË– Një 31-vjeçar, i identifikuar si Qazim Ismailaj, është ndaluar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka strehuar 55 klandestinët nga Lindja e Mesme, që u gjetën me gomone në lumin Vjosa disa ditë më parë. 

31-vjeçari, nga fshati Trevllazër Vlorë, është ndaluar nga Policia ditën e djeshme vetëm pak ditë pas arrestimit të pronarit të hotelit në Tiranë, Fatos Dusha, i cili gjithashtu kishte strehuar klandestinët sirianë në hotelin e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/ Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve një javë më parë.  Identifikohet, kapet dhe ndalohet një 31-vjeçar, i dyshuar si autori i dytë i kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta, në drejtim të Italisë.  Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi: Q. I., 31 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër, shtetasit e huaj emigrantë që kishin ardhur nga Tirana, të cilët do të largoheshin nëpërmjet rrugës detare në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021. Vijojnë intensivisht veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Disa ditë më parë, një gomone me 55 emigrantë në bord u shpëtua në mesnatë nga roja bregdetare shqiptare dhe italiane afër grykëderdhjes së lumit Vjosa. Sipas dëshmive të emigrantëve, gomonia u ça nga dallgët dhe për pasojë një pjesë e tyre, kryesisht nga Siria, Irani dhe Egjypti, morën djegie në lëkurë në pjesë të trupit nga benzina që përplasej nga presioni dallgëve.

Emigrantët kanë dëshmuar se paguan nga 2 mijë deri në 4 mijë dollarë tek skafistët, që u kishin premtuar se do t’i dërgonin në Itali me jaht. Duke përfituar nga errësira dhe ‘rrëmuja’ e shkaktuar, trafikatët e tyre janë larguar dhe ende nuk janë prangosur nga ana e Policisë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klandestinet ne shqiperi ndalohet qazim ismailaj qazim ismailaj vlore klandestinet ne shqiperi ndalohet qazim ismailaj qazim ismailaj vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2021, 12:41

Pamje piktoreske, Dibra zbardhet nga bora

DIBËR– Moti i acartë dhe me ngrica ka përfshirë disa zona në vendin tonë, ku një nga zonat që është pushtuar nga i ftohti dhe bora është Verilindja.Si&cced...