Aktualitet

Mblidhet Komiteti Ekspertëve: Ka pasur shtime të rasteve të reja, nuk ka lehtësim masash, Universitet do të vazhdojnë mës

16 Janar 2021, 12:55 Nga DOSJA
Mblidhet Komiteti Ekspertëve: Ka pasur shtime të rasteve të reja,

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekpertëve është mbledhur ditën e sotme për të folur në lidhje me situatën në vend që është krijuar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se në dy javën e fundit në vendin tonë ka pasur një rritje të rasteve të reja me Covid-19, dhe për këtë sipas saj shkak janë bërë festat e fundvitit.

Manastirliu bën të ditur se është rritur dhe numri i personave që janë në terapi intensive, sakaq ka shtuar se situata e qëndrueshme dhe se në të gjithë vendin po bëhen testime për të gjurmuar raste me sëmundjen vdekjprrurëse.

Ndër të tjera, Ministrja bën të ditur se masat kufizuese për parandalimin e Covid-19 do të vahdojnë të jenë në zbatim, ndërsa Universitet do të vazhdojnë mësimin online deri në një vendim të dytë. Po ashtu Manastirliu ka treguar dhe vendimin në lidhje me udhëtimet, ku bën të ditur se fluturimet me Anglinë do të jenë të anuluara deri me 1 shkurt për shkak të variantit të ri të Covid-19.

Ministrja ka folur dhe rreth denoncimit të meidat për sanitaren që mori nga i afërmi i pacientit 8 milion lekë, ku ka thënë se ka ngritur një grup punë tek spitali “Shefqet Ndroqi’, duke shtuar se të tilla raste nuk do të tolerohen.

Ndërkohë, shefja e ISHP-së, Silva Bino, e pyetur se nëse ka pasur raste të variantit të ri të Covid-19, ka thënë se janë gjurmuar raste po për fat të mirë nuk është konfirmuar asnjë rast.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shqiperi ogerta manastirliu silva bino covid-19 ne shqiperi ogerta manastirliu silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2021, 12:41

Pamje piktoreske, Dibra zbardhet nga bora

DIBËR– Moti i acartë dhe me ngrica ka përfshirë disa zona në vendin tonë, ku një nga zonat që është pushtuar nga i ftohti dhe bora është Verilindja.Si&cced...

Aktualitet 16 Janar 2021, 10:26

TIRANË– 7 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia bën të ditur se mes të arrestuarve janë ...