Aktualitet

Sanitarja merr 8 milion lekë nga pacientët/ Manastirliu: Kemi ngritur një grup pune, toleranca do të jetë zero për abuzues

16 Janar 2021, 13:10 Nga DOSJA
Sanitarja merr 8 milion lekë nga pacientët/ Manastirliu: Kemi ngritur

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve ka dolur dhe për denoncimin që është bërë në media, ku sanitarja tek spiatl’ Shefqet Ndroqi, i kishte marrë të afërmit të pacientit 8 milion euro.

Manastirliu, u shpreh se ka ngritur një grup pune për një hetim administrativ në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, sakaq ka thënë se për raste të tilla tolerimi do të jetë zero, ku abuzueit sipas saj do të marrin ndëshkimin që meritojnë. Më tej, ministrja e quajti sanitaren që i mori 8 milion lekë vajzës së një paciente, çibane që duhet pastruar nga sistemi.

“Nuk ka dyshim që një dy aspo tre individë që abuzojnë me një detyrë të shenjtë, nuk mund të përfaqësojnë kurrsesi armatën e mjekëve, shoferëve, të gjithë ata që sakrifkojnë çdo ditë. Të gjithë do kenë bashkëpunimin tonë të pakushtëzuar, në mënyrë që çdo kush që abuzon të marrë ndëshkimin që meriton. Kam vendosur një grup pune në spitalin Covid2. U bëj thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet ku ndihen të abuzuar. Po të ktheni kokën pas do të shikoni që është bërë një punë kolosale nga ana e mjekëve dhe infermierje. Lajmi i keq bën lajm, nuk kemi thënë që sistemi është i përsosur nga pikëpamja që nuk ka asnjë problem. Ja që ka edhe batakgjinjë, që shkelin besimin e familjarit, dhe kjo eshtë e neveritshme dhe meriton ndëshkim maksimal. Ata na bën një dëm shumë të madh sepse godasin një marrëdhënie që ne jemi duke krijuar , pra marrëdhënia mjek pacient. Toleranca do të jetë zero”- ka thnë Ministrja.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastrirliu ogerta manastrirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2021, 12:41

Pamje piktoreske, Dibra zbardhet nga bora

DIBËR– Moti i acartë dhe me ngrica ka përfshirë disa zona në vendin tonë, ku një nga zonat që është pushtuar nga i ftohti dhe bora është Verilindja.Si&cced...

Aktualitet 16 Janar 2021, 10:26

TIRANË– 7 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia bën të ditur se mes të arrestuarve janë ...