Aktualitet

Bilanci i vaksinimit, deri më tani e kanë marrë dozën e parë të Pfizer/BioNtech, 308 mjekë dhe infermierë

16 Janar 2021, 12:21 Nga DOSJA
Bilanci i vaksinimit, deri më tani e kanë marrë dozën e

TIRANË– Sot është dita e gjashtë që prej nisjes së vaksinimit kundër COVID19 në Shqipëri. Procesi vijon me ritme të ngadalta dhe deri më tani dozën e parë të Pfizer/BioNtech e kanë marrë 308 mjekë dhe infermierë të 4 spitaleve COVID19 në bazë edhe të strategjisë së qeverisë që të jenë ata të parët që do e marrin vaksinimin.

Vaksinimi vijon në “Air Albania”, ku janë vendosur 8 postacione dhe bëhen mbi 50 vaksina në ditë. Të vaksinuarit deri më tani nuk kanë shfaqur efekte anësore nga vaksina.

Shqipëria e nisi vaksinimin më 11 janar me 975 doza të vaksinës Pfizer të cilat janë dhuruar nga një vend mik i Shqipërisë në BE. Vendi i origjinës është Gjermania, ndërsa ende nuk dihet dhuruesi. Sakaq, Shqipëria pret në javën e tretë të janarit mbërritjen e furnizimit të Pfizer me 10.700 dozat e para, si pjesë e marrëveshjes me gjigantin farmaceutik për marrjen e 500 mijë dozave.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi kunder covid19 vaksinimi kunder covid19

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2021, 10:26

TIRANË– 7 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia bën të ditur se mes të arrestuarve janë ...