Aktualitet

Pamje piktoreske, Dibra zbardhet nga bora

16 Janar 2021, 12:41 Nga DOSJA
Pamje piktoreske, Dibra zbardhet nga bora

DIBËR– Moti i acartë dhe me ngrica ka përfshirë disa zona në vendin tonë, ku një nga zonat që është pushtuar nga i ftohti dhe bora është Verilindja.

Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al qarku i Dibrës ofron pamje piktoreske të krijuara nga ndërhyrja e reshjeve të borës, erës dhe temperaturave të ulëta.

Në qarkun e Dibrës temperaturat kanë pësuar rritje në krahasim me ditën e djeshme ku termometri shënoi -10 gradë Celsius ndërsa sot temperaturat kanë qenë -5 gradë Celsius.

Qarkullimi i automjeteve është bërë me zingjir dhe goma dëbore për shkak të reshjeve të shumta të dëborës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2021, 10:26

TIRANË– 7 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia bën të ditur se mes të arrestuarve janë ...