Aktualitet

 Manastirliu shpjegon vendimin: Nuk ka lehtësim masash, Universitet vazhdojnë mësimin online deri në një vendim të dytë

16 Janar 2021, 12:59 Nga DOSJA
 Manastirliu shpjegon vendimin: Nuk ka lehtësim masash, Universitet

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve ka thënë se masat kufizuese për parandalimin e Covid-19 do të vazhdojnë.

Ndër të tjera ajo ka thënë se për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, edhe Universitetet do të vazhdojnë mësimin online deri në një vendim të dytë.

Puna në spitale do të vijojë pa u ndalur. Do të bjëmë vaksina në të gjitha grupet. Pavarësisht të gjithë përpjekjeve tona, që është bërë nga spitalet, duhet të vijojmë të tregojmë kujdes dhe të respektojmë masat parandaluese që të kemi një ecuri të kontrolluar të pandeminë Covid-19. Nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit nuk do të ketë lëvizje, nuk do të hapen as baret dhe resotarntet. Pra masat kufizuese për parandalimin e Covid-19 do të vazhdojnë. Vendimi tjetër është mësimi në univeristet do të jetë online. Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid në grupmoshën e re është një ndër arsyet se pse do të vijojë që mësimi në universitete të vijojë online. Situata patjetër është në ndjekje dhe vendimet do të merren në bazë të saj. Nga të dhënat e deri më tanishme epidemiologjike që ne kemi mësimi do të vijojë që të jetë online. Besoj se dhe universitetet kanë pasur kohën e nevojshme për përgatitjen e platformave online. Vendimi është deri në një urdhër të dytë, deri në një tjetër vlerësim në javën e ardhme për të rivlerësuar vendimet që ne marrim. Fokusi është shëndeti dhe jeta e qytetarëve ne mbi këtë nisemi”,ka thënë Manastirliu.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koornaviorusi ne shqiperi ogerta manastirliu koornaviorusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2021, 12:41

Pamje piktoreske, Dibra zbardhet nga bora

DIBËR– Moti i acartë dhe me ngrica ka përfshirë disa zona në vendin tonë, ku një nga zonat që është pushtuar nga i ftohti dhe bora është Verilindja.Si&cced...

Aktualitet 16 Janar 2021, 10:26

TIRANË– 7 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia bën të ditur se mes të arrestuarve janë ...