Aktualitet

Kush është shoferi i BMW-së luksoze që terrizoi Tiranën me përplasjen e makinës tek Ambasada Italiane, lidhja me zyrtarin

16 Janar 2021, 11:49 Nga DOSJA
Kush është shoferi i BMW-së luksoze që terrizoi Tiranën

TIRANË- Stiven Dashi është drejtuesi i makinës luksoze tip “BMW” që u përplas në kryqëzimin para hyrjes së Ambasadës Italiane në Shqipëri, dy ditë më parë. Pamjet shokuese ku makina e drejtuar prej Dashi u përplas me automjetin tip “Skoda” në kryqëzim kanë tronditur rrjetin, por asnjë reagim nuk ka ardhur nga Policia e Shtetit, për këtë ngjarje, por edhe për aksidentin e dytë që u regjistrua dje tek “5 maji”, ku një kalimtari iu prenë të dyja këmbët për shkak të shpejtësisë së automjetit që doli nga rruga. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina tip BMW drejtohej nga Dashi, një emër i njohur për Policinë, dhe jo vetëm për përfshirjen në disa ngjarje kriminale. Mësohet se ai është nipi i një zyrtari të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, (emër i njohur për publikun dhe redaksinë, por që kemi zgjedhur të mos e publikojmë për të mos e implikuar padrejtësisht me rastin). 

Sakaq, megjithëse aksidenti nuk pati viktima, por vetëm një të lënduar dhe dëme materiale, publiku ende nuk di arsyet e heshtjes misterioze të Policisë së Shtetit. Asnjë njoftim për masat që janë marrë ndaj të riut, nëse Stiven Dashi u arrestua për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, iu hoq vetëm patenta, apo u shoqërua dhe më pas u la i lirë. Kjo ngjarje është mbuluar me mister për arsye që vetëm Policia e Shtetit mund ti sqarojë.

PAMJET SHOKUESE TË AKSIDENTIT TE AMBASADA ITALIANE:

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti tek ambasada italiane stiven dashi aksidenti tek ambasada italiane stiven dashi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2021, 10:26

TIRANË– 7 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia bën të ditur se mes të arrestuarve janë ...