Aktualitet

Raporti/ Grupet krimit po i kthejnë ndërtesat në Britani në fabrika kanabisi. Si “skllavërojnë” emigrant nga Shqipëri

15 Janar 2021, 21:02 Nga DOSJA
Raporti/ Grupet krimit po i kthejnë ndërtesat në Britani në

BRITANI E MADHE-Bandat shqiptare po kontrabandojnë dhe trafikojnë njerëz në Nottinghamshire, të cilët i punësojnë në fabrika të mëdha tregtare të kanabisit. Lajmi, sipas mediave është konfirmuar nga policia.

Bëhet e ditur, se policia e Nottinghamshire ka mbyllur 62 ndërtesa që përdoreshin si fabrika dhe depo për kultivimin e kanabisit. Një numër personash nga Shqipëria, ishin mbajtur aty kundër vullnetit të tyre.

Ka pasur gjithashtu shtatë vjedhje kanabisi, ku kriminelët kanë hyrë të armatosura.  Banorët kanë paralajmëruar policinë pasi kanë parë disa persona të armatosur dhe me çanta të mëdha kanabisi duke dalë prej këtyre ndërtesave.

Pasi, policia ka hyrë ka gjetur dhjetëra bimë kanabisi në dhoma, së bashku me një sërë pajisjesh të sofistikuara për rritjen e tyre.

Inspektori detektiv Paul Lefford nga Policia e Nottinghamshire ka thënë se rritja e kanabisit nuk ishte “një krim pa viktima”, pasi ishte e lidhur me skllavërinë moderne, pastrimin e parave dhe dhunën.

“Ne jemi duke bërë punën hetimore për të zbuluar se kush i drejton fermat. Bëhet fjalë për të ndjekur zinxhirin dhe për të shkuar në krye,”-ka thënë ai.

Ndërkohë, disa bimë kanabisi me vlerë më shumë se 4 milion £ janë kapur nga Policia e Nottinghamshire gjatë pandemisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet britania e madhe shqiptaret prerdoren per kultivimin e kanabisit britania e madhe shqiptaret prerdoren per kultivimin e kanabisit

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 20:04

VLORË– Policia e Shtetit në Vlorë ka zbarkuar në rrugë mbrëmjen e sotme duke ngritur pika kontrolli në rrugët kryesore.  Mësohet se pikat e kontrolli...