Sport

Sulmoi arbitrat në Instagram, vendimi i ashpër që merr UEFA ndaj Neymarit

27 Prill 2019, 09:42 Nga DOSJA
Sulmoi arbitrat në Instagram, vendimi i ashpër që merr UEFA ndaj

Tiranë- UEFA është treguar e ashpër ndaj futbollistit brazilian Neymar. Sulmuesi i Parisit dhe “Seleçao”-s shpërtheu në rrjetet sociale pas humbjes së PSG-së përballë Manchester United në turet me eliminim të drejtpërdrejtë të Champions League. Ai hodhi akuza ndaj arbitrave dhe i quajti ata se nuk e kuptojnë futbollin.

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka skualifikuar brazilianin për plot 3 javë, për ato që i quan “akte sulmuese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes”.

Kujtojmë që Neymar shkruante në Instragram: “Ky është një turp i vërtetë. Vendosin njerëz që nuk kuptojnë nga futbolli, të kontrollojnë pamjet filmike. Nuk ekziston! SI mundet një futbollist të godasë topin me dorë, nëse kthehet me shpatulla? Vafshi në djall…”.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport komisioni i disiplinës së uefa-s vendimi për neymar komisioni i disiplinës së uefa-s vendimi për neymar

Sondazh

Poll