Bota

Përvjetori i masakrës së Reçanit/ Ditmir Bushati: Serbia ende nuk e ka gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera

15 Janar 2021, 15:11 Nga DOSJA
Përvjetori i masakrës së Reçanit/ Ditmir Bushati: Serbia

TIRANË-Ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur për masakrën në Reçak, ku 22 vite më parë kanë vdekur dhjetëra shqiptarë nga forcat serbe. Me anë të një postimi në Facebook Bushati ka thënë se ende Serbia nuk ka gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera dhe për t’u larguar prej tyre.

Gjithashtu, sipas tij, çdo mohim i krimeve të bëra apo tendenca për rishikimin e historisë, minon të ardhmen e përbashkët evropiane të popujve të Ballkanit Perëndimor.

“22 vjet më parë në #Reçak u organizua një prej masakrave më mizore nga forcat serbe ndaj popullsisë së pafajshme. Kjo zgjoi ndërgjegjjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në #Kosovë. 22 vite më pas, #Serbia ende nuk e ka gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera dhe për t’u distancuar prej tyre. Çdo mohim i krimeve të kryera apo tendenca për rishkrimin e historisë minon të ardhmen e përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor. #MosHarro #KurrëMë,”-ka thënë ai në postim.

Postimi i plotë: 

Sot shënohen 22 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë ku u vranë dhjetra shqiptarë nga forcat serbe.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ditmir bushati masakra e recak ditmir bushati masakra e recak

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2021, 14:33

Pfizer kufizon dërgesat e vaksinave në Evropë

EVROPË-Kompania Pfizer  përkohësisht do të kufizojë dërgesat e vaksinave në Evropë, kryesisht për vendet e BE dhe Britaninë e Madhe për shkak të riorganizi...

Bota 15 Janar 2021, 14:29

KOSOVË-Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka nënshkruar ditën e sotme tri projekte me vlerë prej 11.8 milionë euro që sigurojnë ...