Politike

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, premtimi i Ramës: Shteti do të kompensojë gjithçka

15 Janar 2021, 12:12 Nga DOSJA
Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, premtimi i Ramës: Shteti do

TIRANE– Kryeministri Edi Rama u zotua sot se të gjithë fermerët e goditur nga përmbytjet e ditëve të fundit, në të mbjella dhe bagëti do të kompesohen nga shteti. Në fjalën e tij para gazetarëve, Rama tha se nuk ka dëme të konsiderueshme por qeveria ka vendosur t’i kompesojë fermerët.


“Numri i banesave të dëmtuara është krejt minimal, dhe i takon bashkive që të bëjnë vlerësime. Në zonën e Obotit, ku ka pasur problematikë, për transportin për bagëtitë, është garantuar ushqimi nga ministria e Bujqësisë dhe i është kaluar menjëherë fermerëve per të ushqyer bagëtitë për 10 ditë. Pjesa më e madhe e tokave të përmbytura këtë herë janë jo produktive. Nuk ka dëme të konsiderueshme, por çdo dëm që ligjërisht duhet kompensuar, do i bëjmë. Kemi kompensuar dhe dëmet e 2010-ës.”, tha Rama.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama: Sfidën e menaxhimit të përmbytjeve e kemi fituar! Shteti do të dëmshpërblejë të gjithë fermerët e dëmtuar nga uji 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll