Bota

Pas njoftimit për një grevë nga ana e stafit të kryeministrisë, reagon Hoti: Do ta respektoj të drejtën e tyre

15 Janar 2021, 11:24 Nga DOSJA
Pas njoftimit për një grevë nga ana e stafit të

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë një deklaratë lidhur me një grevë për të cilën raportuam dhe më herët se është paralajmëruar të mbahet brenda zyrës së kryeministrit, për shkak se disa punëtorë aty nuk po pajtohen me rregulloren e re për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.

Përmes një konference për mediat, Hoti tha se është obliguar ta respektojë të drejtën e punëtorëve për grevë, njofton Insajderi.

“Ligji për Administratën Shtetërore na ka obliguar që të përgatisim rregulloret për organizim të brendshëm. Ka ndodh një ristrukturim i qeverisë, shkrirja e një ministrisë së integrimeve, dhe në bazë të ligjit jemi të obliguar që të bëjmë riorganizimin e administratës shtetërore.

Në përputhje me ligji zyra ime ka bërë përgatitjet e nevojshme, ka bërë një rregullore të re për zyrën e kryeministrit. Ka disa zyrtarë që janë të pakënaqur me këtë rregullore dhe do ta respektojë të drejtën e tyre për grevë”, – ka thënë ai.

Tutje, i pari i ekzekutivit shtoi se grevistëve u ka mundësuar krijimin e një komisioni të pavarur për t’i shqyrtuar kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre.

“Unë u kam mundësuar krijimin e një komisioni të pavarur i cili do të shqyrtojë kërkesat e tyre dhe nëse ato rekomandohen nga ky komision, ne mund të shkojmë në proces të plotësim-ndryshimit të rregullores”, – ka thënë ndër të tjera Hoti./

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greve ne kosove greve ne kosove

Sondazh

Poll