Aktualitet

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-drejtorin e 313 Eduart Struga: Plotësoni hetimet

15 Janar 2021, 11:26 Nga DOSJA
GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-drejtorin e 313 Eduart Struga:

TIRANË– Dosja për ish-drejtorin e 313-ës, Eduart Struga është kthyer në vëmendje të institucioneve. Mësohet se GjKKO i ka kthyer SPAK dosjen për ish-drejtorin e 313 pasi nuk janë plotësuar të gjitha hetimet.SPAK arrestoi drejtorin e burgut 313 më 3 prill të këtij viti për akuzën e korrupsionit.

Gjithçka nisi me një denoncim lidhur me aktivitetin e paligjshëm që po zhvillohej në ambientet e burgut. Nga hetimet që zgjatën një muaj, rezultoi se Struga në bashkëpunim me shefin e Logjistikës kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lekë) për të lejuar subjektin tregëtar që të ushtronte funksionin e tij brenda ambienteve të burgut.

SPAK ka marrë si të pandehur edhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës Florjan Ahmetaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart struga ish drejtori i 313 eduart struga ish drejtori i 313

Sondazh

Poll