Aktualitet

Shkon në 15 cm dendësia e dëborës në Kukës, deri tani akset rrugore të kalueshme

15 Janar 2021, 11:16 Nga DOSJA
Shkon në 15 cm dendësia e dëborës në Kukës, deri

KUKËS– Situata e motit ka qenë e qetë, e karakterizuar me ulje të temperaturave nën  zero gradë dhe reshje bore gjatë natës në qarkun e Kukësit. Lartësia e borës së re ka qenë 5 – 15 cm, teksa mësohet se të gjitha akset janë të kalueshme.

“Nga informacionet e marra nga kontraktorët që kanë në performance rrugët nacionale të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht. Pasojë e uljes së temperaturave akset rrugore janë përfshirë nga reshjet e borës e ngricat.

Nga Kontraktorët me kapacitetet e nevojshme po punohet për hapjen e kriposjen e tyre. Kontraktorët kanë përdorë këto kapacitete;

Borëpastruse 24

Fadroma 10

Kamiona 10

Kamionçina 4
Eskavator 1 dhe punonjës 88’,- njofton Prefektura.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll