Aktualitet

Penguan policinë që të arrestonte Abedin Oruçin, prokuroria kërkon masa lehtësuese për 6 personat e akuzuar

15 Janar 2021, 09:53 Nga DOSJA
Penguan policinë që të arrestonte Abedin Oruçin,

KUKËS–Ditën e sotme do të mbahet seanca e sigurisë për 6 personat e arrestuar për ngjarjen në Kukës, ku u pengua arrestimi nga Policia për Abedin Oruçit.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar që për tre të arrestuarit të jepet masa e arrestit me burg, dy të tjerë arrest shtëpie dhe një detyrim paraqitjeje.

Në momentin që efektivët shkuan për ta arrestuar Abedin Oruçi u nxorri pistoletën. Gjatë përplasjes me uniformat blu, mbetën të lënduar pesë efektivë, por vetë Oruçi mohon që të ketë bërë diçka qëllimisht. Nga arratia, ai u shpreh se efektivët ishin lënduar pasi kishin rënë në momentin që atë po e ndiqnin, dhe se vetë ai nuk kishte bërë asgjë. Sipas Oruçit, të gjitha akuzat dhe e gjithë çështja ndaj tij është politike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abedin oruçi abedin oruçi

Sondazh

Poll