Aktualitet

Ngricat në akset rrugore, ARSH këshillon drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë, reduktoni shpejtësinë

15 Janar 2021, 08:53 Nga DOSJA
Ngricat në akset rrugore, ARSH këshillon drejtuesit e mjeteve:

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë njoftimin mbi gjendjen e akseve rrugore pas ngricave që kanë pushtuar territorin.

Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi ka prezencë të ngricave në disa vende.

NJOFTIMI:

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtareGjatë natës ka pasur reshje me intensitet shoqëruar me temperatura të ulëta.Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi ka prezencë të ngricave në disa vende. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti rrugor shqiptar shqiperia mbulohet nga debora autoriteti rrugor shqiptar shqiperia mbulohet nga debora

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 07:20

Titujt e portaleve, 15 janar 2021

TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi motin në vend i cili tashmë nga reshjet...