Aktualitet

Konfrontimi me policinë, dalin para Gjykatës 6 të arrestuarit të afërm të Abedin Oruçit! I vëllai: Bëhet për punë par

14 Janar 2021, 17:33 Nga DOSJA
Konfrontimi me policinë, dalin para Gjykatës 6 të arrestuarit

KUKËS– Dalin para Gjykatës së Kukësit, 6 të arrestuarit e ngjarjes së ndodhur para dy ditësh, ku i përfshirë ishte ish-kreu i Partisë Demokratike të këtij qarku, Abedin Oruçi. Ky i fundit është shpallur në kërkim, pasi u konfrontua me efektivë të policisë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 6 persona, të afërm të Oruçit teksa nën hetim janë disa të tjerë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar që t’i fshihet drejtësisë. Efektivët e policisë shkuan në hotelin e vetë Abedin Oruçit ku edhe pse ishte në kërkim, ai qëndronte i pashqetësuar.

Sejdi Oruçi, vëllai i Abedin Oruçit për të gjithë këtë ngjarje ai ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Safet Gjici. Kjo pasi sipas tij, Gjici ka “orkestruar” të gjithë ngjarjen për të mos pasur kundërshtarë përpara fushatës elektorale.

Të arrestuarit janë Eglant Ollomani, 32 vjeç, Gazmend Oruçi, 34 vjeç, Besmir Muçmata, 35 vjeç, Ermir Markaj, 18 vjeç, Zekria Shehu, 19 vjeç dhe Behar Duraku, 48 vjeç, banues në Kukës me akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë. Ndërsa nën hetim janë 5 persona me iniciale R. S., 22 vjeç, A. S., 18 vjeç, G. O., 50 vjeç, I. O., 28 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banes në fshatin Mamez dhe në Kukës. Këta të fundit akuzohen për mosbindje ndaj urdhërit të policisë.

Disa ditë më parë, në momentin që efektivët shkuan për ta arrestuar Abedin Oruçi u nxorri pistoletën. Gjatë përplasjes me uniformat blu, mbetën të lënduar pesë efektivë, por vetë Oruçi mohon që të ketë bërë diçka qëllimisht. Nga arratia, ai u shpreh se efektivët ishin lënduar pasi kishin rënë në momentin që atë po e ndiqnin, dhe se vetë ai nuk kishte bërë asgjë. Sipas Oruçit, të gjitha akuzat dhe e gjithë çështja ndaj tij është politike.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abedin oruçi abedin oruçi perplaset me policine sejdi oruci abedin oruçi abedin oruçi perplaset me policine sejdi oruci

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 16:15

TIRANË– Komanda Europiane Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar paisje të reja Forcave të Armatosura të Shqipërisë për përballimin sa më efikas të...