Bota

4 persona kanë humbur jetën dhe 279 të tjerë janë regjistruar pozitiv me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

14 Janar 2021, 14:05 Nga DOSJA
4 persona kanë humbur jetën dhe 279 të tjerë janë

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 4 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 279 të tjerë. Ndërkohë që 441 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 48.046.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 54.839 raste pozitive, ndërsa  1.392 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid covid ne kosove bilanci i covid covid ne kosove

Sondazh

Poll