Bota

Koronavirusi në Evropë, imazhi i dëshpëruar i kontinentit të mbuluar i gjithi në të kuqe

14 Janar 2021, 13:49 Nga DOSJA
Koronavirusi në Evropë, imazhi i dëshpëruar i kontinentit

EUROPË– Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paraqiti sot një hartë të kuqe në lidhje me situatën epidemiologjike të koronavirusit në kontinentin e vjetër. Përjashtimet e vetme janë Finlanda “e verdhë” , Islanda dhe Greqia, ndërsa në Greqi ndodhen të vetmet “zona të gjelbërta”, të cilat janë Epiri, Ishujt Jon dhe Dodekanez.

ECDC azhornon të dhënat e koronavirusit për të gjithë Evropën, në lidhje me rastet e reja të koronavirusit, numrin e testeve të kryera për çdo vend, por edhe përqindjen e pozitivitetit që rezulton prej tyre, sipas CNN.

Në hartë, e cila paraqet të dhënat e mësipërme nga pandemia e koronavirusit në dy javët e fundit dhe e cila u azhurnua sot, Greqia duket se tregon një pamje më të mirë se të gjitha vendet e tjera të Evropës.

Zonat e hartës janë me ngjyra:

E gjelbër nëse rastet e reja të 14 ditëve të fundit janë më pak se 25 për 100,000 banorë dhe shkalla e pozitivitetit është nën 4%. Portokalli nëse rastet e reja të 14 ditëve të fundit janë më pak se 50 për 100,000 banorë dhe shkalla e pozitivitetit është 4% ose më shumë; ose nëse rastet e reja janë 25-150 për 100,000 banorë dhe shkalla e pozitivitetit është nën 4%.

E kuqe nëse rastet e reja janë 50 ose më shumë për 100,000 dhe shkalla e pozitivitetit është 4% ose më shumë; ose rastet e reja tejkalojnë 150 për 100,000 banorë. Gri nëse të dhënat nuk janë të mjaftueshme ose nëse testet janë më pak se 300 për 100,000 banorë.

Vini re se ECDC nuk mbledh të dhëna për Britaninë, Zvicrën, vendet e Ballkanit (përveç atyre që janë anëtare të BE), Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll