Bota

ZYRTARE/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhje

14 Janar 2021, 12:49 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhje

KOSOVË- Nisma e Vjosa Osmani do të garojë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit në zgjedhjet parakohshme të 14 shkurtit. Këtë e kanë bërë të ditur vetë Kurti dhe Osmani me anë të gjë deklarate për shtyp që kanë mbajtur së bashku.

Gjatë deklaratës për shtyp Kurti tha se kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për një shtet të drejt dhe pa korrupsion. Më tej ai tha se Kosova ka nevojë për një kryeministër të ri (duke nënkuptuar veten) dhe për një Presidente të re (duke nënkuptuar Osmanin).

“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion. Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim. Vendi ka nevojë për kryeministër dhe presidentë te re. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta ligjetimojmë këtë. Kemi shumë punë përpara por edhe një fitore të madhe,” tha ai.

Ndërsa Osmani në fjalën e saj tha se marrëveshja e nënshkruar përfaqëson vullnetin e lirë të qytetarëve. Më tej ajo tha se Kosova për 2 dekada është udhëhequr nga persona të gabuar dhe mundësi të gabuara, por kjo do të ndryshojë ëpr katër vite, pasi do të jenë qytetarët që do të marrin vendimet dhe jo ata.

“Marrëveshja që kemi arritur sot përfaqëson vullnetin e qytetarëve tanë. Sot ju njoftojmë për bashkimin tonë, që shkon përtej listës. Për dy dekada vendi ynë është udhëhequr nga një mendësi e gabuar, për ta ndryshuar këtë ne garojmë se bashku me listën e cila do të flasë siç flisni ju, dhe siç guxoni ju. Sot edhe për 4 vite, ne jemi të vendosur të luftojmë kundër krimit”, ka thënë ajo.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti vjosa osmani albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll