Bota

E rëndë/ Punonjësit shëndetësorë që refuzojnë vaksinën pezullohen 8 muaj nga puna në Itali

14 Janar 2021, 12:12 Nga DOSJA
E rëndë/ Punonjësit shëndetësorë që

ITALI- Punonjësit e shëndetësisë në Itali që nuk pranojnë të bëjnë vaksiënën anti-Covid do të pezullohen për 8 muaj nga puna. Lajmin e ka bërë të ditur Rai News, i cili shkruan se ky mendim është dhënë nga Preasidenti i Shoqatës Italiane  të Mjekëve, Giovanni Belloni.

Ai e hodhi këtë mendim pasi disa anëtarë të stafit nuk kanë pranuar që të bëjnë vaksinën anti-Covid. Ai tha se personat që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën për arsye shëndetësore do të pezullohen nga puna por do të paguhen, ndërsa për personat që refuzojnë të bëjnë vaksinën pa arsye do të pezullohen dhe do tu ndërpritet rroga.

“Ne duhet të bëjmë një dallim mes atyre që nuk duan të vaksinohen për arsye të caktuara shëndetësore, si prezenca e tumorit. Ata do të pezullohen nga puna, por do të paguhen. Ndërsa të tjerët që refuzojnë vaksinën, do të pezullohen nga puna për 8 muaj dhe nuk do të paguhen”, tha Belloni.

Vaksinimi i popullisë në Itali ka nisur disa kohë më parë me vaksinën anti-Covid të Pfizer/BioNTech ndërsa dy ditë më parë në vend erdhi edhe vaksina e Modernas.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giovanni belloni vaksinimi i popullsise ne itali giovanni belloni vaksinimi i popullsise ne itali

Sondazh

Poll