Bota

Daçiç: Kosova është e imja aq sa është e Thaçit dhe e Kurtit

14 Janar 2021, 11:17 Nga DOSJA
Daçiç: Kosova është e imja aq sa është e

SERBI- Kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiç ka deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë dhe e Shqipërisë njëkohësisht. Në një intervistë për Kosovo Online ai ka thënë se as Serbia dhe as Kosova nuk kanë sovranitet të plotë mbi territorin e Kosovës, dhe se Kosova është po aq e tij sa edhe e Thaçit dhe Kurtit.

Më tej ai tha se edhe pse Kosova e quan veten shtet të pavarur ajo nuk ka sovranitet të plotë mbi territorin e saj. Ndër të tjera ai tha se negocimi mes dy vendeve është gjëja më e mirë dhe se të gjithë personat që janë fajtor për krimet e luftës duhet që të mbajnë përgjegjësi.

As Serbia e as Kosova nuk ka sovranitet të plotë mbi territorin e Kosovës. As Kosova si gjoja një shtet i pavarur nuk ka sovranitet të plotë mbi tërë Kosovën. Ky është thelbi i problemit. Kosova është shtëpi për të dyja palët, edhe serbët dhe shqiptarët që jetojnë atje. E dini, unë kam lindur në Kosovë dhe kur isha në Prizren bëra një shëtitje nëpër qytet dhe një burrë më tha se nuk kisha vend atje. E pyeta – “pse, unë kam lindur këtu”. Pra, Kosova është po aq e imja, siç është e Thaçit dhe Kurtit. Kjo është arsyeja pse është shumë më mirë të negociohet, dhe nëse dikush është fajtor për krime, atëherë ai duhet të mbajë përgjegjësi për ato krime”, ka thënë Daçiq.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ivica dacic kosove-serbi ivica dacic kosove-serbi

Sondazh

Poll