Bota

Vaksinimi në Izrael, doza e parë frenon deri në 50% të rasteve pas 14 ditësh 

14 Janar 2021, 11:54 Nga DOSJA
Vaksinimi në Izrael, doza e parë frenon deri në 50% të

IZRAEL- Doza e parë e vaksinës anti-Covid frenon rreth 50% të infeksioneve pas 14 ditësh. Lajmin e ka bërë të ditur Dailymail, i cili shkruan se studimet janë bërë në Izrael. Studimi ka sjellë një rreze shprese për të gjithë pasi vaksinimi jo vetëm ndalon simptomat por ul edhe rrezikun e infektimit.

Ndërkohë që kryetarja e Departamentit të Shëndetit Publik, Sharon Alroy-Preis, theksoi se kërkimi ishte paraprak dhe të dhënat nuk janë plotësisht të besueshme. Ajo gjithashtu theksoi nevojën për kujdes  madje edhe midis atyre që kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Deri më tani Izraeli kryeson programin e vaksinimit në botë, pasi i kanë dhënë dozën e parë të vaksinave rreth 20% të popullisë.

(I.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota studim mbi vaksinimin vaksinimi ne izrael studim mbi vaksinimin vaksinimi ne izrael

Sondazh

Poll