Bota

Zhvillimet/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhje: Marrëveshja që kemi arritur përfaqëson vullnetin e q

14 Janar 2021, 12:18 Nga DOSJA
Zhvillimet/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma do të garojnë së bashku në zgjedhjet parakohshme të 14 shkurtit. Këtë e kanë bërë të ditur vetë Kurti dhe Osmani me anë të një deklarate për shtyp që kanë mbajtur së bashku, ku u shprehën se kandidat për kryeministër do të jetë Kurti ndërsa Osmani do të jetë pjesë e listës së LVV për Presidente.

Gjatë deklaratës së përbashkët ata thanë se kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për një shtet të drejt dhe pa korrupsion. Kurti është shprehur ndër të tjera se Kosova ka nevojë për një kryeministër të ri (duke nënkuptuar veten) dhe për një Presidente të re (duke nënkuptuar Osmanin). Ndërsa, nga ana tjetër Osmani është shprehur se do të kërkojë që një rilegjitim të presidencës në mënyrë që të përfaqësoj unitetin e popullit.

Gjithashtu është publikuar dhe dokumenti zyrtar e marrëveshjes midis dy palëve, ku tregohen të radhitura të gjitha temat për të cilat kanë rënë dakord Osmani dhe Kurti. Ato përfshijnë arsimin, shëndetësinë, diplomacinë dhe fusha të tjera.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti vjosa osmani albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll