Bota

Përmbytjet në Kosovë, Hoti: Nesër do të krijohet fondi emergjent për të ndihmuar qytetarët

14 Janar 2021, 11:39 Nga DOSJA
Përmbytjet në Kosovë, Hoti: Nesër do të krijohet fondi

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një mbledhje me qeverinë ka thënë se ditën e nesërme do të krijohet Fondi i Emergjencave për të ndohmuar njerëzit e prekur nga përmbytja. Ai tha se të gjithë qytetarët që do të marrin evidencë për të dëshmuar dëmet e pësuara nga moti keq dhe përmbytja do të kompesohen.    

“Komisionet komunale për të bërë vlerësimin e dëmeve duhet të formohen sa më shpejtë. Këto komisione në secilën komunë duhet të identifikojnë familjet që janë në gjendje më të rëndë dhe që kanë nevojë të ndihmohen.

Nesër në mbledhjen e radhës të Qeverisë në detyrë do të diskutojmë për formimin e Fondit Emergjent dhe do të caktojmë tre ministra, të cilët nga java e ardhshme do të jenë gati për të ndihmuar të gjithë qytetarët që kanë nevojë, nga ju kërkojë që sa më parë të shikoni dhe të nxirrni evidencë se cilat janë dëmet nga vërshimet dhe ato t’i paraqitni tek Fondi Emergjent”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti permbytjet ne kosove avdullah hoti permbytjet ne kosove

Sondazh

Poll