Politike

Meta mbledh panelin për fenomenin e shpopullimit: Po kërcënon perspektivën tonë kombëtare! Ekspertët: Lamë pas Sirinë p

14 Janar 2021, 11:33 Nga DOSJA
Meta mbledh panelin për fenomenin e shpopullimit: Po kërcënon

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është mbledhur sot me ekspertë dhe profesorë për çështjen e shpopullimit të vendit. Kreu i Shtetit në një tryezë online, deklaroi se Shqipëria po përjeton një erozion demografik, referuar stastikave bindëse. Meta shtoi se kjo situatë ka bëjë me kërcënimin e perspektivës sonë kombëtare.

Ai renditi arsyet që sipas tij po bëjnë që shqiptarët të braktisin vendin e tyre. Në tryezën e mbledhur nga vetë Kreu i Shtetit, Meta deklaroi se kryesorja është fakti që biznesi nuk gjen mbështetje nga qeveria. Sipas Presidentit, edhe mosrritja e qëndrueshme e pagave dhe pensioneve, por thjesht indeksimi i tyre, e kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje në vend, të cilat preferojnë të largohen.

Professor Ilir Gëdeshi është shprehur se nga Shqipëria po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Gëdeshi deklaroi se numri i mjekëve për 100 mijë banorë do të vijë duke u ulur duke shkaktuar probleme me popullatën sa i përket shërbimit shëndetësor. Ai shtoi ndër të tjera se kjo gjë do të provokojë largime të tjera të popullatës në mungesë të një shërbimi mjekësor cilësor.

Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja bëri një bilanc të situatës së shpopullimit të vendit. Ajo deklaroi se në vitin 2015 ishte dhe kulmi i largimeve të shqiptarëve jashtë vendit. Nurja tha se Shqipëria ka lënë pas dhe vendet si Siria apo Iraku, për kërkesat për azil ekonomik në BE.

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo ka deklaruar se shpopullimi i vendit në Shqipëri është e njëjtë me atë të largimit të shqiptarëve të Kosovës nga Sllobodan Millosheviç. Bundo u shpreh se kush nuk mendon për të frenuar këtë fatkeqësi kombëtare, nuk i shërben interesave kombëtare.

Pjesë nga fjala e Presidentit Ilir Meta

Doja të falenderoja të gjithë profesorët dhe ekspertët që kontribuan në këtë panel me mendimet, idetë, stastistikat e tyre. Të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët, që vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk vuan një emigrim problematik në nivele të pranueshme, por po përjeton një erozion demografik, referuar stastikave bindëse.

Në këtë drejtim theksoj rëndësinë e disa problemeve të cilat edhe ju i përmendet më parë. Kjo situatë ka bëjë me kërcënimin e perspektivës sonë kombëtare. Fakti që kemi disa tregues që ecin në mënyrë negative, lidhet me fenomenin shqetësues të një mungese besimi në vend. E theksoj si më të rëndësishme për t’u ndalur është intesifikimi shqetësues i largimit të trurit, veçanërisht të 94% të studentëve që janë jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta tryeze per shpopullimin e vendit meta tryeze per shpopullimin e vendit

Sondazh

Poll