Bota

Zgjedhjet në Kosovë, Enver Hoxhaj: PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza ekonomike shëndetësore dhe ekonomike  

14 Janar 2021, 10:52 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, Enver Hoxhaj: PDK do ta rimëkëmbë

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokeatike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj ka deklaruar se partia e tij është çelësi që Kosova të dalë nga kriza. Në një postim në Facebook ai ka thënë se PDK do të rimëkëmbë shtetin nga ana politike, ekonomike dhe shëndetësore. Ai gjithashtu sulmoi edhe dy partitë e mëparshme atë të Kurtit dhe të Hotit, ku i quajti të papërgjegjshme.

“Mbrëmë ishim në Obiliq, bashkë me deputetët Bekim Haxhiu dhe Evgjeni Thaçi – Dragusha dhe anëtarin e kryesisë, Fehmi Mujota, ku u pritëm me entuziazëm të madh nga dega e PDK-së, në krye me Lulzim Sadikun. PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike. PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që ishin totalisht të papërgjegjshme”, shkroi ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni enver hoxhaj pdk zgjedhet ne kosove enver hoxhaj pdk zgjedhet ne kosove

Sondazh

Poll