Politike

Rudina Hajdari kandidon për qarkun e Elbasanit, deputetja: Zgjodha këtë qytet sepse jam larë në lumin Shkumbin, kam pirë n

14 Janar 2021, 10:39 Nga DOSJA
Rudina Hajdari kandidon për qarkun e Elbasanit, deputetja: Zgjodha

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari do të kandidojë në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit! Këtë e bëri të ditur vetë ajo pak minuta më parë përmes një video të postuar në Facebook ku i bën thirrje qytetarëve që ta mbështesin për vendimin e rëndësishëm që ka marrë.

Hajdari bën të ditur se ka vendosur të kandidojë për këtë qark pasi aty ka kaluar një pjesë të fëmijërisë, aty ku kujton se është larë në lumin Shkumbin, ka pirë ujë të bekuar dhe beson se të gjithë mund t’ja dalin që ta largojnë krimin nga Elbasani.


POSTIMI I RUDINA HAJDARIT:

Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Unë zgjodha të kandidoj në qytetin e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit si kandidate e nismës thurjes. Zgjodha Elbasanin jo vetëm sepse ndihem e bekuar se jam larë në lumin Shumbin, kam pirë nga ai ujë i bekuar dhe kam kaluar një pjesë të fëmijërisë time por sepse ne besojmë se mund të sjellim një ndryshim të vëretetë. Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë.Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen. Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit.Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit.Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al.Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim. Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë.Eja bashkohemi!Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!Ju falenderoj nga zemra.’- tha ajo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari zgjedhjet e 25 prillit rudina hajdari zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll