Politike

Basha firmos me Shehin dhe Ndokën, pas marrëveshjes me Dukën, aleatët ‘zgjedhin’ zonat, thirrje Topallit e Patoz

14 Janar 2021, 11:07 Nga DOSJA
Basha firmos me Shehin dhe Ndokën, pas marrëveshjes me Dukën,

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lidhur marrëveshjen me dy aleatë të tjerë, një ditë pasi gjeti dakordësinë me kreun e PAA-së, Agron Duka. Dosja.al ka mësuar se Bash aka rënë dakort me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi dhe liderin e PDK-së, Nard Ndoka.

Shehi dhe Ndoka do jenë pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë dhe në Shkodër. LSHK-ja dhe PDK-ja do të kenë edhe kandidatët e tyre në zona të tjera të Shqipërisë.

Në një intervistë për Report TV, Shehi tha se vetë do të kandidojë në Tiranë, ndërkohë që u bëri thirrje edhe Jozefina Topallit e Astrit Patozit që t’i bashkohen.  Shehi foli edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se bën mirë që të luajë rolin e të ‘urtit’. 

Në të njëjtë studio, Ndoka ka deklaruar se ka dëshirë të kandidojë në Shkodër, por që edhe nëse nuk ndodh kjo gjë, nuk është se ai do të kërkojë të bashkohet me dikë tjetër, gjë të cilën ai e konsideroi ‘aventurë’.

Një ditë më parë, Basha firmosi marrëveshjen me Dukën, aleatin e Partisë Agrare Ambientaliste. Duka do të jetë tashmë një nga tre emrat e parë të listës së koalicionit në qarkun e Durrësit, praktikisht te pjesa fituese dhe në 12 qarqet e tjera të vendit, PAA-ja do të ketë kandidatë në çdo qark.

Kryedemokrati Basha do të vazhdojë takimet me aleatët e tjerë në vijim të punës për zgjedhjet e 25 prillit të 2021. Dje, Basha u takua me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është e paqartë sesi do të vazhdojë fushatën dhe listimin në zgjedhje. Mediu prezantoi veçmas 36 kandidatët e Partisë Republikane në zgjedhje. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha fimors me duken basha firmos me shehin dhe ndoken lulzim basha basha fimors me duken basha firmos me shehin dhe ndoken lulzim basha

Sondazh

Poll