Aktualitet

ITINERARI+FOTOT/ Motori i dy atentatorëve të biznesmenit Ylli Ibrahimi u nis me një person, kamera e aeroportit të Rinasit f

14 Janar 2021, 10:59 Nga DOSJA
ITINERARI+FOTOT/ Motori i dy atentatorëve të biznesmenit Ylli Ibrahimi

TIRANËDosja.al ka zbardhur itinerarin e motorit që përdorën dy atentatorët, të cilët donin të vdekur biznesmenin Ylli Ibrahimi. Burime konfidenciale nga grupi hetimor kanë rrëfyer për Dosja.al se motori është nisur nga Tirana ose Durrësi drejt Milotit, për të kryer atentatin.

Mjeti i llojit “Suzuki” është pikasur edhe nga kamerat e aeroportit të Rinasit që dëshmojnë itinerarin e ndjekur nga dy të maskuarit e veshur me ngjyrë blu. Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihet vetëm një prej autorëve, që në momentin që kalon pranë aeroportit, nuk ka maskë të vënë.

Pas mbërritjes në Milot, ata kanë ndjekur biznesmenin Ibrahimi i cili ndodhej aty.

Në momentin që ‘shënjestra’ kaloi në trotuar duke biseduar me dy persona të tjerë, atentatorët u afruan dhe qëlluan drejt tij me automatikun e llojit ‘Scorpions’ që nxorri 20 plumba. Ibrahimin e kapën shtatë prej tyre në pjesën e gjymtyrëve të poshtme dhe u dërgua në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë ku dhe duket momenti i atentatit, të cilin Dosja.al e publikoi ekskluzivisht një ditë më parë. Atentatorët nuk janë identifikuar ende dhe motivet e atentatit mbeten ende të paqarta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat biznesmenit ylli ibrahimi ylli ibrahimi atentat biznesmenit ylli ibrahimi ylli ibrahimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 11:18

SHKODËR– Shtetrrethimi në Shkodër nga disa të rinj nuk është respektuar. Ata kanë shkelur orën 22:00 e cila është vendosur nga qeveria për masat anti-covid...