Aktualitet

Skandali tek Senatoriumi, zbardhet DOSJA e plotë e Tires, vajza: Nënën e mora vetë nga morgu, pagova vetë shpenzimet e fune

14 Janar 2021, 10:55 Nga DOSJA
Skandali tek Senatoriumi, zbardhet DOSJA e plotë e Tires, vajza:

TIRANË- Thellohet skandali tek Spitali COVID2, i njohur si Senatoriumi. Vajza e pacientes që vdiq në këtë spital, ku sanitarja e spitalit i mori të bijës rreth 8 milionë lekë të vjetra për t’u kujdesur për të, në dosjen e plotë të prokurorisë, e siguruar nga Dosja.al, denoncon për një neglizhencë totale të autoriteteve spitalore. Në dosje sqarohet qartë edhe arsyeja pse e bija, pas vdekjes së nënës, denoncoi në Polici sanitaren Tire Alldervishi. E bija e kuptoi sipas organit të akuzës se sanitarja nuk ishte infermiere dhe se e kishte mashtruar. Por, ajo gjithashtu zbulon sesi e ëma vdiq dhe askush nuk e njoftoi për vdekjen e saj. Vajza thotë se mori vetë të ëmën në morg, ku e gjeti pas një sërë telefonatash me sanitaren, ndërsa shton se pagoi vetë edhe shpenzimet funerale, ndryshe nga sa kanë deklaruar autoritetet se varrimet e viktimave të COVID19, i paguan shteti. 

DOSJA E PLOTË E PROKURORISË:

Më datë 12.01.2021 në orën 19:30 është paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë shtetasja E.S., e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses e cila ishte e shtruar në spital me COVID-19, duke iu prezantuar si infermiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur. Më konkretisht, pas sqarimit të plotë të rrethanave të faktit penal ka rezultuar si më poshtë:

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetasi ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që t’i jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10.000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë.

Kallëzuesja nuk e dinte a po ia jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnin ata. Mami i kallëzueses kurohej në katin e dytë në dhomën 30. Ajo ka mesazhet e mamit, e cila i ka pohuar që i kanë larguar karrigen e ushqimit që të mos hante se kishin merak se mos e ndërronin dhe i kanë thënë vetëm lëngje do pish dhe do hash vetëm kur të themi ne. Në një rast ka marrë një shumë prej 7000 lekësh dhe i ka thënë që për atë janë pak për atë natë dhe që kallëzuesja i kishte premtuar sipas saj që do e rregullonte dorën. I ka thënë që t’i thotë sa do se do t’ia japë në mëngjes vetëm t’i rrijë mamit afër. Këtë gjë e ka të faktuar me anë të mesazheve në Whatsapp. Mami i ka thënë disa herë që atje nuk i bëjnë shërbim. Kallëzuesja ka kërkuar për të takuar ndonjë doktor apo infermier tjetër në këtë spital, por nuk i kanë dalë, vetëm një ditë që i ka gjetur të ulur në një lokal dhe ka pyetur për gjendjen e mamit, por asnjëri nuk i ka kërkuar ndonjë shumë lekësh. Ajo ka biseduar me një infermiere, e cila quhej Bona, e cila i ka thënë që nuk kërkon asnjë shumë parash për shërbimet e saj. Pasi e ka kuptuar që paratë nuk i merrnin infermierët dhe doktorët, por i merrte kjo, kallëzuesja ka biseduar me shtetasen Tire Alldervishi ku i ka thënë që t’i kthejë shumën e lekëve që ka marrë dhe se paratë i kishte marrë të gjitha për vete. Tirja nuk i ka kthyer fare përgjigje. Shuma totale që kallëzuesja ka thënë se shumë që i ka dhënë shtetases Tire Alldervishi është rreth 800.000 lekë të reja duke mos përfshirë ilaçet. Për këto, ajo është detyruar të marrë borxhe dhe të kërkojë nëpër shokë pasi e kishte shumë të vështirë për t’i gjetur. Në datën 25.12.2020 nëna e saj ka ndërruar jetë gjatë natës. Këtë gjë e ka marrë vesh nga një telefonatë nga reanimatori i spitalit. Kallëzuesja dyshon që mami i saj mund të ketë ndërruar jetë edhe prej keqshërbimit sepse ajo ka mesazhe të mamit, e cila i thotë që të mos bëjë shumë zë sepse po i bërtasin atje. Pas kësaj ka pritur që ta lajmëronin për situatën. Pas shumë telefonatash ku i pyet a është në spital apo në morg, i thanë që mamin e kanë shoqëruar drejt morgut që nga ora 7:30 e mëngjesit. Nuk i japin ndonjë informacion nëse do ta bëjë ajo varrimin apo do ta bënte morgu siç bëhet në raste të tilla. E ka marrë nga morgu vetë nënën e saj pasi nuk u interesua askush dhe ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e funeralit edhe pse kjo gjë duhet të bëhej nga shteti.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skandali tek senatoriumi tire alldervishi skandali tek senatoriumi tire alldervishi

Sondazh

Poll