Aktualitet

Një person i maskuar me kapuç i spërkati mjetin me benzinë! Digjet makina e oficerit të antiterriorit Petrit Xhepi, kamerat

14 Janar 2021, 11:08 Nga DOSJA
Një person i maskuar me kapuç i spërkati mjetin me

LIBRAZHD– Ditën e sotme një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Librazhdit.

Makina është në pronësi të shtetasit Petrit Xhepi, punonjës policie. Dyshohet që zjarri ishte i qëllimshëm dhe në disa kamera të biznesve pranë policia ka parë një person të maskuar me kapuç. Identifikimi i autorit ende nuk është bërë nga ana e policisë mirëpo puna vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë që disa muaj më parë Xhepit i është vjedhur një market në pronësi të tij. Ende nuk dihet se cili është personi që po e “sulmon” punonjësin e Policisë së Shtetit dhe cilat janë “hesapet” e pambyllura që kanë me njëri-tjetrin.

Petrit Xhepit punon në Drejtorinë e Policisë Elbasan si oficer krimesh, por deri më tani nuk dihet se kush është “dora” që fshihet pas sulmeve të njëpasnjëshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e oficerit ngjarja ne librazhd petrit xhepi digjet makina e oficerit ngjarja ne librazhd petrit xhepi

Sondazh

Poll