Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet zv./drejtori Lorenc Meta, e zëvendëson Kujtim Gjoka

14 Janar 2021, 11:35 Nga DOSJA
Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet zv./drejtori Lorenc

SHKODËR- Drejtoria Vendore e Policisë në Shkodër ka pësuar disa ndryshime. Lorenc Meta, zv.drejtori i Policisë vendore është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë në Tiranë, ku do të jetë në pozicionin e specialistit.

Në vend të tij, është emëruar Kujtim Gjoka. Gjoka më herët ka punuar në Policinë e Lezhës dhe tashmë do të jetë numri 2 i Policisë në Shkodër.

Meta kishte një kohë të gjatë si drejtues në Policinë e Shkodrës. Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se transferimi dyshohet se lidhet me neglizhencën për një sërë ngjarjesh të ndodhura kohët e fundit në Shkodër. Por në një reagim të mëpasshëm të Metës në media, diçka e tillë mohohet. Vetë ish-zv/drejtori sqaron se është larguar për arsye shëndetësore.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kujtim gjoka lorenc meta ndryshime ne polici kujtim gjoka lorenc meta ndryshime ne polici

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 11:18

SHKODËR– Shtetrrethimi në Shkodër nga disa të rinj nuk është respektuar. Ata kanë shkelur orën 22:00 e cila është vendosur nga qeveria për masat anti-covid...