Aktualitet

TRIOLOGJIA/ Shkatërrohen 3 grupe kriminale në Itali, mjetet me drogë vinin nga Holanda e furnizonin dy bandat e shqiptarëve

14 Janar 2021, 11:23 Nga DOSJA
TRIOLOGJIA/ Shkatërrohen 3 grupe kriminale në Itali, mjetet me

ITALI– Tre grupe kriminale janë shkatërruar në Itali, në kuadër të një operacioni të koduar me emrin “Trexit”.

Ansa.it shkruan se gjatë operacionit kanë rënë në pranga 29 persona, 18 prej të cilëve konsideroheshin si udhëheqësit e tre organizatave kriminale. 26 prej tyre janë lënë në burg, dy në ’arrest shtëpie”, ndërsa një tjetër u la në masën “detyrim paraqitjeje”.


Ansa.it shkruan gjithashtu se 11 persona të tjerë janë shpallur në kërkin, mes tyre edhe një grua lituaneze, që dyshohen si të përfshirë në trafikun e drogës.

Si funksiononte grupi?

Sipas mediave italiane, droga vinte nga Holanda me anë të makinave dhe u dorëzoheshin dy bandave të drejtuara nga shqiptarë. Këta të fundit furnizonin edhe bandën e marokenëve dhe më pas lënda narkotike shpërndahej në doza në të gjithë territorin e Reggio Emilias, Modenas, Bolonjas, Kremonas, Firences, Forlìt, Mantuas, Parmas, Torinos dhe Bellunos.

Operacioni i sotëm u ka dhënë fund hetimeve të nisura që në vitin 2017, vit në të cilin u krye i pari me emrin Exit dhe u ndoq nga i dyti me kodin Rexit.

Në total janë arrestuar 102 persona, janë sekuestruar ndërsa 301 kg hashash, 24.7 kg kokainë, 2.1 kg heroinë, 31 kg marijuanë, 4 armë të mbajtura në mënyrë të paligjshme, shtatë makina dhe 192,000 € në kesh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali shkaterrohen 3 banda ne itali itali shkaterrohen 3 banda ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 11:18

SHKODËR– Shtetrrethimi në Shkodër nga disa të rinj nuk është respektuar. Ata kanë shkelur orën 22:00 e cila është vendosur nga qeveria për masat anti-covid...