Bota

Snapchat i bashkohet rrjeteve të tjera sociale, bllokon llogarinë e Donald Trump  

14 Janar 2021, 10:12 Nga DOSJA
Snapchat i bashkohet rrjeteve të tjera sociale, bllokon llogarinë e

SHBA- Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump është bllokuar nga rrjeti social Snapchat. Lajmin e ka bërë të ditur CNN, i cili shkruan se ndyshe nga bllokimet që ka marrë nga rrjetet e tjera sociale, ky bllokim i Trump është përgjithmonë. Në një deklaratë Snapchat tha se përpjekjet e Trump për të nxitur dhunë dhe për të përhapur dezinformata kanë bërë që ekipi i rrjetit social të bllokojë llogarinë e tij përgjithmonë.

“Javën e kaluar ne njoftuam një pezullim të pacaktuar të llogarisë së Presidentit Trump në Snapchat (SNAP) dhe kemi vlerësuar se çfarë veprimi afatgjatë është në interesin më të mirë të komunitetit tonë Snapchat. Në interes të sigurisë publike dhe bazuar në përpjekjet e tij për të përhapur dezinformata, gjuhë urrejtjeje dhe nxitur dhunë, të cilat janë shkelje të qarta të udhëzimeve tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund llogarisë së tij të përhershme,” thuhet në deklaratën e Spanchat.

Më parë Donald Trump është bllokuar nga Facebook, Instagram, Twitter dhe Youtube. Por këto bllokime të llogarive të Trump janë për një kohë të caktuar deri sa të kalojë inagurimi i Biden si President.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump snapchat bllokon trump donald trump snapchat bllokon trump

Sondazh

Poll