Bota

Misioni për të vaksinuar 14 milion njerëz deri në mes të shkurtit, farmacitë në Angli shndërrohen në qendra 

14 Janar 2021, 09:50 Nga DOSJA
Misioni për të vaksinuar 14 milion njerëz deri në mes

ANGLI- Farmacitë në Angli janë shndërruar në qendra vaksinimi për të shpejtuar procesin. Lajmin e ka bërë të ditur Dailymail, i cili shkruan se kjo risi ka ardhur për të përmbushur misionin që qeveria Johnson ka vendosur, atë të vaksinimit të 14 milion njërëzve deri në mes të muajit shkurt.

Vaksinimet në farmaci nisën këtë mengjës në orën 8 dhe do të jetë në dispozicion deri në orën 8 të darkës. Deri tani janë kthyer 6 farmaci në qendra vaksinimi në Londër, ndërkohë që ky proces do të vazhdojë që të përhapët edhe në farmcit e tjera.

Anglia është vendi i parë në botë që nisi vaksinimin e popullsisë. Në Angli fillimisht u miratua vaksina anti-Covid e Pfizer/ BioNTech, më pas u miratua vaksina e Modernas dhe para një jave u miratua ajo e AstraZenecës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota farmacite kthehen ne qendra vaksinimi vaksinimi ne angli farmacite kthehen ne qendra vaksinimi vaksinimi ne angli

Sondazh

Poll