Aktualitet

Mori 8 mln lekë rryshfet nga vajza e pacientes, Tire Alldervishi përlotet në sallën e gjyqit, me kokën ulur dëgjon masën

14 Janar 2021, 10:30 Nga DOSJA
Mori 8 mln lekë rryshfet nga vajza e pacientes, Tire Alldervishi

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Tire Alldervishin, sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi” që u hoq si infermiere për të marrë rryshfet nga familjarët e një pacienteje me koronavirus. Alldervishi shihet me kokë ulur në Gjykatë, e përlotur nga vendimi që iu dha nga trupi gjykues.

Alldervishi akuzohet për mashtrim më shumë se një herë, ndërsa gjykata i ka bërë thirrje prokurorisë të kryejë hetime të thelluara.

Ngjarja e rëndë u denoncua dy netë më parë në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi

Sondazh

Poll