Aktualitet

Gjykata e Tiranës lë në burg Tire Alldervishin, sanitaren që u hoq si infermiere për të përfituar para

14 Janar 2021, 09:29 Nga DOSJA
Gjykata e Tiranës lë në burg Tire Alldervishin, sanitaren që

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Tire Alldervishin, sanitaren që u hoq si infermiere për të përfituar para nga një qytetare e cila kishte të shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndoqi’ nënën e saj.

Sipas Gjykatës, çështja dhe vepra penale paraqet një rrezikshmëri të lartë dhe me karakter vazhdues.

Ngjarja e rëndë u denoncua dy netë më parë në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi

Sondazh

Poll