Aktualitet

‘Do sjellim prova që tregojnë një tjetër tablo’/ Avokatet e sanitares kërkojnë rivlerësim: Duam masë të lehtë, ka

14 Janar 2021, 09:42 Nga DOSJA
‘Do sjellim prova që tregojnë një tjetër tablo’/

TIRANË– Avokatët e Tire Alldervishit, 58-vjeçares të arrestuar për mashtrim pas skandalit të zbuluar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurimi në seancën e sotme, me afat 1-mujor pasi sipas tyre ajo ka qënë e prekur me Covid. Përgjimi sipas tyre është i paligjshëm ndaj kërkojnë që masa të rishikohet dhe një herë.

“Ngjarja është e rëndë për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë të rastit. E akuzuara, jo në gjendje të mirë psikologjike. Kërkojmë masë më të lehtë me afat 1 mujor. E akuzuara ka qenë e prekur nga Covid-19. Do sjellim prova që tregojnë një tjetër tablo. Përgjimi është i paligjshmë”, kanë thënë avokatet e 58 vjeçares.

Ngjarja e rëndë u denoncua dy netë më parë në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi

Sondazh

Poll