Aktualitet

SPAK cakton 5 prokurorë për të “ruajtur” zgjedhjet e 25 prillit, dy prej tyre hetuan dosjen 184 (EMRAT)

14 Janar 2021, 09:05 Nga DOSJA
SPAK cakton 5 prokurorë për të “ruajtur” zgjedhjet e

TIRANË–Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka caktuar 5 prokurorët që do të merren me çështjen e hetimit të krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në bazë të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, SPAK ka për detyrë tashmë të hetojë krimet zgjedhore, kur dyshohet se këto krime janë bërë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

5 Prokurorët e SPAK që do të merren me krimet zgjedhore: Klodjan Braho, Sotir Kllapi, Dritan Prençi, Enkeleda Millonai. Drejtues i këtij sektori do të jetë prokurori Edvin Kondili.

Por dy prej tyre nuk janë të panjohur me krimet zgjedhore. Dritan Prençi dhe Klodjan Braho janë dy prokurorët që hetuan dosjen e famshme 184, e njohur edhe si dosja e blerjes së votave në Dibër. Kjo dosje u hetua fillimisht nga ish-Krimet e Rënda, më pas SPAK nuk provoi dot se blerja e votës ishte kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe hetimi i kaloi për mungesë kompetence prokurorisë në Dibër. 

Ky ndryshim në ligjin për SPAK erdhi pas marrëveshjes së arritur mes PS-së dhe PD-së në 5 Qershor, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme do të hetojë vetëm korruspsionin aktiv në zgjedhje, jo atë pasiv. SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm detyrohen të raportojnë në KQZ, e cila do të informohet për hetimet e krimit zgjedhor, por pa cënuar sekretin hetimor. Po ashtu është miratuar amnistia penale e atyre që bashkëpunojnë për zbulimin e krimeve zgjedhore.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan prençi edvin kondili enkeleda millonari klodjan braho prokuroret per krimet zgjedhore sotir kllapi spak dritan prençi edvin kondili enkeleda millonari klodjan braho prokuroret per krimet zgjedhore sotir kllapi spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 07:34

Zjarr në Vlorë, digjet traileri i 34-vjeçarit

VLORË– Një traileri i markës “Man” është djegur pjesërisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjas, Vlorë, në momentin që mjeti ka qenë i parkuar, rre...

Aktualitet 14 Janar 2021, 07:25

Titujt e portaleve, 14 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi temperaturat e ulëta në vend, ndërsa Pan...