Aktualitet

Nipi i vuri zjarrin banesës, ndërron jetë në spital 94-vjeçari nga Kavaja

14 Janar 2021, 10:00 Nga DOSJA
Nipi i vuri zjarrin banesës, ndërron jetë në spital

KAVAJË– Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme Jashar Tafa, 94-vjeçari që u nxor nga banesa që po digjej në Luz të Vogël të Kavajës dy ditë më parë.

Ai ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve dhe plagëve të marra kur banesa e tij po shkrumbohej nga flakët.

Zjarrvënia në banesë e tij ka qenë e qëllimshme dhe për këtë arsye është arrestuar nipi i tij me inicialet Rr.T. Ai dyshohet se i ka vendosur flakën shtëpisë pas një zënke me gjyshin e tij. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne kavaje zjarr ne kavaje

Sondazh

Poll