Bota

I riu vdiq në duart e policisë, Brukseli shndërrohet në kaos për shkak të protestave të shumta  

14 Janar 2021, 09:12 Nga DOSJA
I riu vdiq në duart e policisë, Brukseli shndërrohet në kaos

BRUKSEL- 500 persona kanë marrë pjesë në protestat në Bruksel për vdekjen e të riut me ngjyrë Ibrahima Barrie në duart e policisë. Lajmin e ka bërë të ditur The Brussels Times, i cili shkruan se protestuesit kërkojnë qartësi në lidhje me shkakun e vdekjes së 23-vjeçarit.

Protestat fillimisht u zhvilluan të qeta, por më pas shpërthyen trzirat në vend dhe protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarrë drejt policisë. Nga protestat e shumta një makinë policie u shkatërrua si edhe statcioni i policisë në Place Liedts.

???#Bruxelles Gare du nord: La foule a répondu présent à l’appel à manifester pour demander la vérité sur le décès d’Ibrahima, 23 ans, survenu une heure après son interpellation par la police samedi dernier.
?@ArthurSente pic.twitter.com/SNaxPBJ9G7

— Le DéCaLé? (@ledecaledu25) January 13, 2021

Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar në protestë. Protestat në Bruksel kanë nisur për shkak të vdekjes së dyshimtë në një të riu më ngjyrë. Ai u arrestua nga policia për shkak se nuk kishte respektuar masat anti-Covid dhe në stacionin e policisë i ra të fikët. Në moment që po transportohej në spital me ambulancë ai humbin jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ibrahima barrie protesta ne bruksel ibrahima barrie protesta ne bruksel

Sondazh

Poll