Bota

Vaksinohet gruaja më e vjetër në Greqi, 117-vjeçarja: Mezi pres të përqafoj sërish fëmijët e mi

14 Janar 2021, 08:43 Nga DOSJA
Vaksinohet gruaja më e vjetër në Greqi, 117-vjeçarja: Mezi

GREQI- Gruaja më e vjëtër në Greqi është vaksinuar me vaksinën anti-Covid. Lajmin e ka bërë të ditur protothema.gr, e cila shkruan se 117-vjeçarja me emrin Eleftheria është gruaja e dytë më e vjetër në botë.

Dozen e parë në vaksinën së Pfizer/BioNTech ajo e ka marrë ditën e djeshme, ndërsa të dytën pritet që ta marrë pas 20 ditësh. Eleftheria ka deklaruar se mezi priste që të vaksinohej në mënyrë që të takontë dhe përqafonte fëmijët e saj. Deri tani Eleftheria nuk ka shfaqur asnjë efekt anësor.

Vaksinimi i popullsisë në Greqi nisi në 27 dhjetor. Fillimisht vaksinën e mari Kryeministri Kyriakos Mitsotakis së bashku me kabinetin e tij qeverisës në mënyrë që t’i tregonte popullsisë që vaksina është e sigurtë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni eleftheria vaksinohet 117-vjeçarja eleftheria vaksinohet 117-vjeçarja

Sondazh

Poll