Aktualitet

‘Stuhia Filomena vjen sot në vendet e Ballkanit dhe Shqipërisë’, sinoptikania zbulon çfarë do ndodhë në vend: Priten

14 Janar 2021, 08:36 Nga DOSJA
‘Stuhia Filomena vjen sot në vendet e Ballkanit dhe

TIRANË– Stuhia “Filomena” që mbuloi një pjesë të Spanjës me dëborë po i drejtohet Ballkanit. Ditët e acarit në të vërtetë nisin nga sot në vendin tonë. E ftuar në “Wake Up”, sinoptikania Lajda Porja tregoi se në Shqipëri kjo stuhi do sjellë ngrica nga e premtja dhe fundjava.

Në shumë vende të botës po shohim fenomenet ekstreme që janë më të shpeshta dhe kanë një shkallë egërsie më të lartë. Stuhia parashikohet që të vijë që sot rreth vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë, në fakt nuk është se presim të kemi sasi të konsiderueshme te reshjeve të dëborës, kryesisht do ketë mot të kthjellët. E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që e premtja dhe fundjava, e gjithë Shqipëria të jetë e ngrirë”, bëri të ditur sinoptikania Porja.

Madridi, një nga zonat më të prekura, ka parë deri në 20 cm dëborë nga kjo stuhi. Më në jug stuhia bëri që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre. Në të gjithë Spanjën pati të paktën 7 të vdekur.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia mbulohet nga debora shqiperia mbulohet nga debora

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 07:34

Zjarr në Vlorë, digjet traileri i 34-vjeçarit

VLORË– Një traileri i markës “Man” është djegur pjesërisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjas, Vlorë, në momentin që mjeti ka qenë i parkuar, rre...

Aktualitet 14 Janar 2021, 07:25

Titujt e portaleve, 14 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi temperaturat e ulëta në vend, ndërsa Pan...