Zgjedhjet e parakohshme/ Ish-kreu i Kushtetueses në Kosovë: Kush është dënuar në 3 vitet e fundit, s’ka të drejtë kand
KOSOVË-Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar ditën e sotme se kush ka dënime të prera qoftë me burgim, me gjobë apo me kusht në tre vitet e fundit pavarësisht llojit apo shkallës së dënimit nuk duhet të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.
Sipas tij, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lë dyshime se çdo kush që ka 3 vite dënim pa marr parasysh shkallës apo dënimit për veprën penale nuk mund të kandidojë në këto zgjedhje.
“As në dispozitiv dhe as në pjesën arsyetuese të aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë asnjë dyshim më të vogël se çdo kush që ka dënim fajësues për tri vite pa marr parasysh shkallën e veprës, peshën e veprës dhe të dënimit në mënyrë jo diskriminuese ka cenuar garancionet kushtetuese nga neni 45, por edhe nga neni 70.6 edhe këtë garancion e ka rrënuar për shkak se nuk ka asnjë logjik që dikush që ndërkohë është deputet të vijë një dënim 8-9 muaj për ndonjë vepër,”-ka thënë ai.
Deklarata e plotë:
” As në dispozitiv dhe as në pjesën arsyetuese të aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë asnjë dyshim më të vogël se çdo kush që ka dënim fajësues për tri vite pa marr parasysh shkallën e veprës, peshën e veprës dhe të dënimit në mënyrë jo diskriminuese ka cenuar garancionet kushtetuese nga neni 45, por edhe nga neni 70.6 edhe këtë garancion e ka rrënuar për shkak se nuk ka asnjë logjik që dikush që ndërkohë është deputet të vijë një dënim 8-9 muaj për ndonjë vepër. Gjykata nuk ka bërë asnjë dallim sa i përket peshës së veprës llojit të dënimit dhe në mënyrë gjenerale po e përsërisë se nuk ka asnjë rend që citohen në raportin e Venecias që e thotë në këtë mënyrë. Aty ke ose me Kushtetutë ose me ligj si akte autorizuese që shumicën e rasteve ia lënë një organi me vendos.Nuk besoj që ka kush që mund ta lexojë ndryshe kushdo qoftë nuk e di kush ka përfshirë edhe zotërinë Kurti a ka vendim apo nuk ka vendim unë vetëm kam dëgjuar nëpër medie nuk e di por nuk mundet ndryshme me u interpretuar. Prapë po e them se kam frikë që në të ardhmen mund të vijë gjendja në këtë vend për mos kuptim për shkak të jo profesionalizimit të dispozitivit dhe të krijohet një mish-mash dhe nuk ke më se çfarë zbaton,”-deklaroi ai.
Më 6 janar, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani shpalli zgjedhjet e parakohshme për 14 shkurt. Osmani, po ashtu, përmes një dekreti shpërndau edhe Kuvendin e Kosovës.
Gjykata Kushtetuese ka deklaruar më 21 dhjetor se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak se nuk kishte pasur votat e nevojshme prej 61 sa kërkohen për t’u zgjedhur një qeveri. Kjo pasi, për këtë qeveri kishte votuar Etem Arifi, vota e të cilit u shpall e pavlefshme sepse ndaj tij kishte një aktgjykim të formës së prerë për dënim prej më shumë se një viti burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Deklarata e FORTË e gazetarit, Valon Syla: Kam informacione, Thaçi rikthehet në prill
PRISHTINË– Gazetari Valon Syla ka dhënë një lajm të bujshëm, duke pretenduar se ish-presidentit Hashi Thaçi do të rikthehet në Kosovë brenda m...
Irani tregon forcën/ Nis stërvitjen raketore, bashkohen dhe dy anije luftarake
IRAN-Marina e Iranit ka filluar një stërvitje raketash me rreze të shkurtër, ditën e sotme në Gjirin e Omanit, ku dhe përuroi anijen e saj më të madhe ushtarake...
Udhëheqja ushtarake e SHBA dënon sulmin ndaj Kapitolit
Në një nga deklaratat e tij shumë të rralla politike, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të SHBA dënoi ashpër një ngjarje aktuale, sulmimin e Kapitol...
Koment: Fytyra e zymtë e kishës!
Kjo është e dhimbshme. Për muaj të tërë, Kryepeshkopata e Këlnit dhe kreu i saj, Kardinali Rainer Maria Woelki, kanë fshehur nga publiku gjerman të dhënat për a...
Ndërroi jetë dy javë pasi mori vaksinën kundër Covid-19. CDC dhe Pfizer nisin hetimet për vdekjen e mjekut 56-vjeçar në
SHBA– CDC dhe Pfizer, ka nisur hetimin për vdekjen e një mjeku në Florida, i cili vdiq nga një gjendje e rrallë e gjakut dy javë pas marrjes së vaksinës k...
Dialogu Kosovë-Serbi/ Ish-këshilltari i lartë i DASH: Procesi i dialogut Prishtinë-Beograd po zvarritet, Perëndimi t’i ja
KOSOVË-David Philips, ish-këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan i Shtetit(DASH) dhe njohësi i mirë i Ballkanit, në një intervistë për RTV Dukagjinin...
Mutacionet e reja të Covid, OBSH: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më i keq se i pari
Viti i dytë i pandemisë Covid-19 mund të jetë më i vështirë se i pari, ndërsa koronavirusi i ri përhapet, veçanërisht në hemisferën veriore ku po qarkull...
Shqiptarët e Amerikës dhe tensionet politike në SHBA
SHBA- Si i shohin shqiptaro-amerikanët zhvillimet e fundit politike në SHBA në prag të inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden? Zëri i Amerikës bisedoi...
I bllokuan rrjetet sociale/ Donald Trump gjen mënyrën për të folur, bën thirrje për qetësi: Ulni tensionet, kjo nuk ësht
SHBA-Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për qetësi. Ndërkohë, që Dhoma e Përfaqësusve po zhvillon një mbledhje për fajësimin e tij, edhe pse i janë mbyllur...