Bota

13 Janar 2021, 20:51 Nga DOSJA

KOSOVË- Kryetari i LDK, Isa Mustafa deklaroi në Çim Peka LIVE se Vjosa Osmanin e kanë mbështetur si kandidate për kryeministre, por ajo nuk “ka shprehur asnjëherë vullnet dhe gatishmëri që të marrë përsipër drejtimin e partisë”.

“Unë në vitin 2017 kishim një tubim në Istog dhe aty deklarova që nuk do jem kandidat për kryeministër. Objektivi im ka qenë që të hapet rruga për të tjerët që të kandidojnë në atë post. E kam diskutuar që kryetari i partisë të mbajë rolin e drejtimit të partisë, kurse rolet e tjera në Kuvend dhe qeveri të ndahen për individë të tjerë,” tha ai.

Mustafa u pyet se përse nuk largohet nga drejtimi i LDK, kur ka dalë parti e dytë ose e tretë në katër palë zgjedhje.

Kryetari i LDK tha se ndryshe nga sa thuhet, në vitin 2010 zgjedhjet janë vjedhur në mënyrë industriale nga PDK.

“Në çdo palë zgjedhje e kam rritur numrin e votave për LDK-në dhe numri i deputetëve ka mbetur stabil,” tha Mustafa.

I pyetur se kush mund të jetë pasuesi i tij si kryetar i LDK-së, ai tha se nuk flet me emra. “Unë me emra do ju hyja në hak njerëzve që të flas,” tha Mustafa.

Marre nga: Syri.net 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa isa mustafa

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 20:10

Koment: Fytyra e zymtë e kishës!

Kjo është e dhimbshme. Për muaj të tërë, Kryepeshkopata e Këlnit dhe kreu i saj, Kardinali Rainer Maria Woelki, kanë fshehur nga publiku gjerman të dhënat për a...