Bota

Deklarata e FORTË e gazetarit, Valon Syla: Kam informacione, Thaçi rikthehet në prill

13 Janar 2021, 20:44 Nga DOSJA
Deklarata e FORTË e gazetarit, Valon Syla: Kam informacione, Thaçi

PRISHTINË– Gazetari Valon Syla ka dhënë një lajm të bujshëm, duke pretenduar se ish-presidentit Hashi Thaçi do të rikthehet në Kosovë brenda muajit prill.

I ftuar në  emisionin “Pressing në T7”, Syla këmbënguli se ka informacione të sigurta nga Gjykata Speciale por nuk ka dhënë arsyen përse. Ndërkohë që më tej, e ka cilësuar Thaçin si një nga dy figurat që do të futen në historinë e vendit.

“Kam informacione që Hashim Thaçi kthehet në prill. Në historinë e Kosovës kanë me u mbajtë Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova,”- ka shtuar ai. 

Hashim Thaçi bashkë më tre ish-udhëheqës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi ndodhen në Gjykatën e Hagës. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte.

Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së. Ndërkohë deri më tani janë mbajtur dy seanca, ku të katërt janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Sakaq, seanca e radhës pritet të mbahet më 17 dhjetor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni valon syla valon syla

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 20:10

Koment: Fytyra e zymtë e kishës!

Kjo është e dhimbshme. Për muaj të tërë, Kryepeshkopata e Këlnit dhe kreu i saj, Kardinali Rainer Maria Woelki, kanë fshehur nga publiku gjerman të dhënat për a...